Ngacmonin seksualisht në autobus, prangosen 2 manjakë në Tiranë

Ngacmonin seksualisht në autobus, prangosen 2 manjakë në Tiranë

Ngacmimi i një gruaje të re ka çuar në pranga dy meshkuj, një burrë në moshë dhe një më të ri. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Tiranës, në Shkozë ku dy burrat kanë ngacmuar seksualisht 28-vjeçaren me iniciale H.N., e cila ka bërë edhe denoncimin në polici.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, efektivë të komisariatit numër 1 kanë vënë në pranga 60-vjeçarin F.L. dhe 46-vjeçarin S.H., të dy banues në kryeqytet.

Mësohet se 28-vjeçarja po priste autobusin në një stacion në Shkozë kur është ngacmuar nga dy burrat me fjalë dhe verpime por ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u mbrojtur duke lajmëruar policinë, e cila i ka vënë prangat.

Rastet e ngacmimeve në urbane janë të shumta dhe jo pak të tilla janë publikuar disa herë në media e rrjete sociale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy