Janë mbi 1200 zyrtarë publik e politikanë të prekur në 10 vite nga dekriminalizimi. Ndërsa deputetët që humbën mandatin emisioni Fact Check i sjell në një kronologji nga vendimet e prokurorisë deri tek vota e KQZ.
Ligji i dekriminalizimit, i miratuar në vitin 2015, kishte për qëllim të parandalonte individët me të kaluar kriminale të ushtronin funksione publike në Shqipëri. Ky ligj ndikoi në disa deputetë dhe kryebashkiakë, të cilët u detyruan të linin postet e tyre për shkak të të kaluarës kriminale të padeklaruar. Disa prej tyre janë:
Arben Ndoka (PS): Dha dorëheqjen në shtator 2015 përpara se KQZ t'i hiqte mandatin, pasi kishte një hetim për fshehje të një dënimi në Itali.
Dashamir Tahiri (PDIU): Në dhjetor 2016, KQZ i hoqi mandatin për shkak të dënimeve në Itali për falsifikim dokumentesh.
Shkëlqim Selami (LSI): Po në dhjetor 2016, humbi mandatin për shkak të një mase sigurie në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Armando Prenga (PS): Në shkurt 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për precedentë të mëparshëm penal, por Prenga dha dorëheqjen para se KQZ të vendoste.
Aqif Rakipi (PDIU): Në dhjetor 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të të kaluarës kriminale, duke e çuar në 7 numrin e politikanëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit.
Gledion Rehovica (LSI): Po në dhjetor 2017, humbi mandatin për të njëjtat arsye si Rakipi.
Edhe pse s’u prek nga Ligji i Dekriminalizimit i cili s’ishte miratuar ende në atë moment, ish deputeti Mark Frroku dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2015 teksa ndodhej në masën e arrestit në burg.
Përveç këtyre, Mhill Fufi, Artan Gaçi dhe Omer Mamo si dhe ish deputeti Tom Doshi u verifikuan për efekt të ligjit të dekriminalizimit por ata nuk e humbën mandatin.



