Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel nëntokësor për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të planifikuar më herët.
Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjësit e mirëmbajtjes.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.



