Emrat/ Merrnin inerte nga shtrati i lumit Shkumbin, arrestohen 3 persona, dy në kërkim

Emrat/ Merrnin inerte nga shtrati i lumit Shkumbin, arrestohen 3 persona, dy në kërkim

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi gërryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi, në fshatin Hoxhaj, Peqin, u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me rastin, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy