Përdorte apartamentin për kultivimin e kanabisit/ Shpallet në kërkim qiraxhiu në Durrës

Përdorte apartamentin për kultivimin e kanabisit/ Shpallet në kërkim qiraxhiu në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor antikanabis të koduar “Rent”.

 Gjatë operacionit, në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

 Në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

 Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve policore, shtetasi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. Shtetasi I. A. është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy