
Një sherr mes të rinjve është regjistruar ditën e djeshme në Yrshek të Tiranës.
Lidhur me ngjarjen 23-vjeçari F.N., është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë materialet janë referuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 persona të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.



