
Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e inerteve në Jalli të Nartës.
Burime për MCN TV bëjnë me dije se zjarri që ka përfshirë gomat ka shkaktuar një re të madhe tymi të zi i cili është përhapur në të gjithë qytetin.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarrvënia të jetë e qëllimshme.



