Aksident në aksin Fier-Ballsh, katër të plagosur

Aksident në aksin Fier-Ballsh, katër të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur bashkë me shoferin nga një aksident automobilistik në aksin Fier-Ballsh.

 Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në vendin e quajtur Ofiçina e Vjetër, dhe janë përplasur dy makina ‘Benz’.

 Tre personat e plagosur janë transportuar ne spital ku po marrin mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy