Një 12-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gjirokastër. Viktima ështëë identifikuar si E. Isufi, ndërsa u përplas nga një autoomjet tip “benz”, që drejtohej nga polici kufitar, 24-vjeçar Erkton Dinaj. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin Valare-Gjirokastër, pranë shkollës së Lunxhërisë ku 24-vjeçari teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, dyshohet me shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Ndërkohë, i mituri ishte duke ecur në rrugë, bashkë me dy persona të tjerë. Goditja ka qenë fatale për 12-vjeçarin i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të miturit e tjerë fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.
Viktima ishte banor i fshatit Valare. 24-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastër, ndërsa momentin e ngjarjes nuk ndodhej në orarin e punës. Për hetimin e çështjes është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së.



