
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 927 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 1 163 persona .
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 35 viktima. Një 39-vjeçar nga Shkupi, është viktima më e re në moshë që është regjistruar në Maqedoni. Nga katër viktima janë regjistruar në Kavadar dhe Shtip, ndërkaq tre viktima në Strumicë. Nga dy viktima janë regjistruar në Prilep, në Veles, në Kriva Pallankë dhe në Manastir, kurse nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, në Gostivar, në Negotinë, në Gjevgjeli, në Sveti Nikollë, në Radovish, në Ohër, në Kërçovë dhe në Resnje.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 854 pacientë të tjerë. Deri më tani që prej fillimit të pandemisë në Maqedoni janë infektuar 138 891 persona, ndërsa 112 619 kanë fituar betejën me virusin, 4 108 pacientë nuk i kanë mbijetuar atij.
Për momentin, rastet aktive në vend janë 22164 raste.



