Falsifikoi dokumentet, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Falsifikoi dokumentet, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Tre persona janë arrestuar nga blutë e Vlorës, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim nga policia, ndërsa një tjetër është nën hetim nga autoritetet.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim  I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin "Bejas", Fier, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale "Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve". Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen "Ujë Ftohtë", Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje".

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Lidhur me rastet, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy