Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në Lezhë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën malore të Ungrejit , ku një makinë tip ‘Fuoristradë’ ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i makinës.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj.



