Vlorë/ Arrestohet nëna 62 vjeçe, tentoi të fusë drogë në burg për djalin e saj

Vlorë/ Arrestohet nëna 62 vjeçe, tentoi të fusë drogë në burg për djalin e saj

Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare pasi ka tentuar të fusë drogë në paraburgim për djalin e saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë.

"Shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

62-vjecarja akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim".

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy