
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen për grabitjen e një vile. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Putignano, në Bari. Sipas mediave italiane, shtetasit shqiptarë ishin duke plaçkitur shtëpinë në momentin që pronarët, janë kthyer në shtëpi dhe i kanë kapur “mat” hajdutët.
Në atë moment njëri prej tyre, një 40-vjeçar reagoi duke sulmuar një nga pronarët, ndërsa grabitësi tjetër shqiptar u largua me shpejtësi. Në shtëpinë e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan kaçavida, çelësa makine, radio dhe mjete të tjera që përdoreshin për të kryer grabitjet.



