Mbrojtja e Pjetër Shalës: Klienti im duhet t’i dijë emrat e viktimave për të cilët akuzohet

Mbrojtja e Pjetër Shalës: Klienti im duhet t’i dijë emrat e viktimave për të cilët akuzohet

Në seancën e parë mbi ecurinë e rastit të ish komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala e cila po zhvillohet në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka thënë se pritet të jenë 12 dëshmitar lidhur me akuzën e ngritur.

“Ne kemi paraqitur katër dëshmitarë me materialet që mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë të paraqesim maksimumin edhe 8 dëshmitarë shtesë. Kjo gjithashtu është pjesë e informacioneve që ju kemi dorëzuar dje me shkrim”, ka deklaruar përfaqësuesja e ZPS-së.

Ndërsa mbrojtja e ish komandant Shalës, ka kërkuar që të bëhen të ditur emrat e ‘viktimave’ për të cilët akuzohet klienti i tij, në mënyrë që të kenë më të lehtë çështjen.

“Duam që të kemi një procedurë të pakushtëzuar, Shala duhet t’i dijë emrat e viktimave për të cilët akuzohet. Këto të dhëna do të na ndihmojnë që të flasim për efektivitet të hetuesisë”, tha avokati i Shalës, Jean-Louis Gillissen.

I njëjti ka kërkuar gjithashtu që provat në mbështetje të aktakuzës  së ngirut nga prokuroria, t’u vihen në dispozicion sa më shpejt. “Një problem i madh është nxjerrja e materialeve në mbështetje të aktakuzës, pasi ne e kemi marrë propozimin dhe kërkojmë që provat të na vihen në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur” është shprehur ai.

Gjykata Speciale me datën 18 prill ka mbajtur seancën e parë ndaj ish komandantit të UÇK-së, Pjetër Shalës i njohur me nofkën “Ujku”.

Ish komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala është arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë, ku më 15 prill 2021 u transferua për në Hagë sipas kërkesave për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestim dhe urdhrit për transferim të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Akuza që është ngritur ndaj z.Shala është e konfirmuar dhe sipas saj, ai akuzohet për krime lufte.

Ndërsa krimet për të cilat akuzohet Shala pretendohet nga ana e prokurorisë se u kryen afërsisht mes 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit po të atij viti. Ndërsa ky krim i pretenduar thuhet se është kryer kundër personave që janë mbajtur të ndaluar në fabrikën e metalit në qytetin e Kukësit të Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy