
Një person në Fier, ka rënë pre e vjedhjes me anë të dhunës nga një person tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin H. L., 41 vjeç, banues në Pishporo.
I ndaluari dyshohet se ka goditur dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh në të, shtetasit V. D., 61 vjeç, banues në Pishporo, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.



