Adoleshenti në Krujë kapet me shishe me benzinë, planifikonte të digjte një makinë

Adoleshenti në Krujë kapet me shishe me benzinë, planifikonte të digjte një makinë

Një 16-vjeçar është vendosur nën hetim nga policia e Krujës, pas dyshimeve se planifikonte djegien e një makine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një të mitur 16 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë.

Adoleshenti është konstatuar nga shërbimet e policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip “Opel”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy