
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë me dije se kanë ushtruar kontrolle në burgjet e Peqinit, Korçës dhe Elbasanit.
Në përfundim të kontrollit janë gjetur një orë celular, dy playstation që dyshohet se përdoreshin si mjete komunikimi, dy qese me pluhur të bardhë dyshuar për substancë narkotike.
“Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë.”



