Avokati i Popullit dhe avokati i Veliajt shkojnë në burgun e Fierit: Transferimi i paligjshëm

Avokati i Popullit dhe avokati i Veliajt shkojnë në burgun e Fierit: Transferimi i paligjshëm

Avokati i Popullit Endrit Shabani dhe avokati i Erjon Veliajt, Plarent Ndreca kanë shkuar mbrëmjen e sotme në burgun e sigurisë së lartë në Fier, pas kërkesës së vetë kryebashkiakut të Tiranës, i cili e ka cilësuar të paligjshëm transferimin e tij nga burgu i Durrësit.

 

Sipas burimeve nga brenda IEVP Fier, Avokati i Popullit është takuar me Erjon Veliajn dhe më pas është larguar nga ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

 

Avokati i Erjon Veliajt ka ngritur shqetësime për kushtet e qëndrimit të klientit të tij në burgun e sigurisë së lartë në Fier, duke deklaruar se ai është vendosur në një ambient izolimi së bashku me dy të dënuar të tjerë me burgim të përjetshëm.

 

Pas takimit me Veliajn, avokati e cilësoi transferimin nga burgu i Durrësit në Fier si të paligjshëm, duke pretenduar se deri në momentin e deklarimit nuk ishte vënë në dispozicion asnjë akt i shkruar që të argumentonte arsyet e këtij vendimi.

 

Sipas avokatit, ambienti ku mbahet Veliaj është i papërshtatshëm, ndërsa ai pretendon se klientit të tij nuk i është mundësuar kontrolli mjekësor, pavarësisht problemeve që ka pasur me këmbën prej më shumë se tre javësh.

 

Avokati deklaroi gjithashtu se Veliaj nuk kishte konsumuar ushqim dhe se nuk i ishte mundësuar komunikimi telefonik me familjen dhe avokatin.

 

Pretendimet për kushtet e izolimit dhe ligjshmërinë e transferimit pritet të marrin një përgjigje nga autoritetet e burgjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy