Dumani: Katër plazhe të kategorisë D në Vlorë. Menaxhimi i ujërave të ndotura nga bizneset, i pakontrolluar! (VIDEO)

Dumani: Katër plazhe të kategorisë D në Vlorë. Menaxhimi i ujërave të ndotura nga bizneset, i pakontrolluar! (VIDEO)

Aktivisti Niko Dumani foli në edicionin e lajmeve në Mcn Tv mbi cilësinë e ujërave në plazhet shqiptare, tha se në Vlorë janë 4 plazhe me kategorinë D ku ndalohet larja dhe kanë prani të batkereve  enterointenstinale. Sipas Dumanit në këtë ndotje ndikuan kanalet që u ndërtuan me lungomaren dhe shkarkimi i ujërave të hidrovorit të qytetit. Aktivisti vë në dukje se ndonëse kryeministri Rama tha se kanalet do të devijoheshin, ky proces është vështirësuar ndjeshëm me ndërtimin e pallateve mbi linjën e vjetër. Dumani tha se menaxhimi i ujërave të ndotura nga bizneset është i pakontrolluar, ku janë ndërtuar hotele dhe resorte pa menduar për këtë pjesë. 

Ka dy konkluzione, së pari investimet në Vlorë dhe lungomare kanë bërë bërë të mundur, që me investimin e një rrjeti të ujërave të zeza është investuar jo pak për të shkarkuar këto ujëra në bregdetin e Vlorës. Treguesit e cilësisë së ujërave të larjes janë jashtë normave, madje kemi edhe plazhe ku ndalohet larja. Plazhi i vjetër një, plazhi i vjetër te Kabinat, që është në afërsi të ujërave nga shkarkimi i hidrovorit të qytetit, plazhet te ish-Shkolla e Marinës dhe plazhi i ri.

 Të katërt plazhet që përmenda hyjnë në kategorinë D. Një parantezë për plazhin e ri, nga statistikat e fundit para 2-3 vjetësh jepej kategoria C. Aty s’është bërë asnjë investim për përmirësimin e urdhrave dhe 4 plazhet që përmenda janë të kategorisë D, ku ndalohet larja. Janë ndërtuar 6-7 kanalizime te Akademia e Marinës, shumë të kushtueshme, qëllimi i të cilave që kur u ndërtua lungomarja, u planifikua që të shkarkonin ujërat e zeza në plazhe. Në plazhin e vjetër kemi një rrjet kanalizimesh të pakontrolluara. 

Plus ndikimi i shkarkimit të ujërave të hidrovorit të qytetit, që kas problemet e veta. Përqendrimi i ndotjes është i lartë sidomos në këtë periudhë kur janë temperaturat e larta. Janë dy tregues bakteresh, enterointenstinalet, që kalojnë në aparatin e tretje, s’ka fëmijë të mos pijë ujë deti në thellësinë 0,5 metra dhe më pak,  dhe ka pasoja për infektimin e aparatit tretës që shfaqet me të vjella, temperature, diarre. Ndikojnë edhe në lëkurë më shenja të infektuara, pulla të ndryshme. Plazhet me kategorinë A janë ish-vilat e bllokut, plazhi i Paradise, Borshi, plazhi i hotel Grand, e me radhë, pjesa nga Uji i Ftohtë drejt Orikumi. 

Sa i përket masave që janë detyrë e bashkisë, ata mendojnë se duke hequr mbetjet urbane bëjnë një pastrim, por sa i përket ndotjes detare bashkia s’e ka tagrin sepse investimi është i qeverisë. Kryeministri është shprehur se do t’i devijojmë këto kanale, por devijimi i tyre është vështirësuar pasi janë ndërtuar pallatet mbi linjën e vjetër. Menaxhimi i ujërave të ndotura nga bizneset është i pakontrolluar. Përdoret publikimi sikur depot hiqen me autobote, por nga monitorimet e mia numri i hoteleve është aq i madh saqë do duheshin qindra bote të punon përditë. Janë miratuar në mënyrë të pakontrolluar hotelet dhe rezortet, pa menduar çfarë do bëhet me ujërat e përdorura", 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy