Bilanci i të lënduarve nga përplasjet e dhunshme në protestat e sotme ka pësuar një rritje gjatë orëve të pasdites. Numri i personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore ka shkuar në 11 të lënduar në total.
Fluksi i të paraqiturve në urgjencë pasqyron shkallën e lartë të tensioneve në terren midis forcave të rendit dhe të rinjve, ku mes të lënduarve figurojnë edhe fëmijë.
Kanë marrë trajtim mjekësor 6 protestues, ku shqetësues mbetet fakti se mes tyre 3 janë të mitur, 3 efektivë policie, të cilët u lënduan gjatë përballjes dhe kryerjes së detyrës në terren dhe 2 kalimtarë të rastit, të cilët u ndodhën në zonat ku u përhapën trazirat.
Aktualisht, në urgjencën e SUT ndodhen nën kujdesin e mjekëve vetëm 3 persona, dy protestues dhe një efektiv policie. Të tre këta shtetas janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të fundit rutinë përpara se të lihen të lirë për të shkuar në banesat e tyre.



