Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat/ Qytetarë të shumtë protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat/ Qytetarë të shumtë protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për edukatoren Majlinda Dehima, e cila në datën 1 nëntor i theu këmbën fëmijës 3-vjeç në kopësht.

Nga ana tjetër qytetarët janë mbledhur pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit për të protestuar në lidhje me ngjarjen.

Ata kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

Ndërkaq Ministria e Arsimit dhe Sportit ka urdhëruar menjëherë mbylljen e institucionit, i cili ka qenë i palicencuar, siç nënvizohet në njoftim.

MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy