Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Rubik, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një zonë të thepisur jashtë saj.
Nga pamjet e siguruara, dyshohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur.
Qytetarë të ndodhur pranë vendngjarjes i kanë ardhur në ndihmë të dëmtuarit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të personit të plagosur.



