Shiste kokainë dhe kanabis, pranga 20 -vjeçarit në Fier

Shiste kokainë dhe kanabis, pranga 20 -vjeçarit në Fier

Një i ri nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur me doza kokaine dhe  kanabis me qëllim shitjen e tyre.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 20 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy