Trafikanti i drogës arrestohet duke bërë palestër/ “Rrjeti i merimangës” në shpërndarje, mbyt Tiranën

Trafikanti i drogës arrestohet duke bërë palestër/ “Rrjeti i merimangës” në shpërndarje, mbyt Tiranën

E gjithë Tirana është e mbytur në rrugica, lagje e sheshe me shpërndarës droge. Këtë e ka treguar edhe operacioni “blic 34” ku prangat janë hedhur shpërndarësve edhe brenda palestrave.
Goditja e njëpasnjëshme e shpërndarësve të drogës në lagjet e rrugët e Tiranës ka zbuluar se ata janë të lidhur e ndërlidhur mes tyre si një rrjet merimange.

Këtë e tregoi edhe operacioni i fundit i bluve koduar “blic34”. 34 Masa arresti u kërkuan nga prokuroria e miratuan nga gjykata, ndërsa shumica e personave të proceduar ishin në burg prej disa javësh pas kapjes në flagrancë.
Si pjesë e këtij grupi me 34 masa u riarrestuar Euxhenjia Manushi, djali i Muzikantit të njohur si Ad Sybardhi.

Ndërsa së bashku me Manushin të arrestuar më herët ishin edhe Klaudio Serjani 26 vjeç, Ergis Noka, 19 vjeç, Drin Vjerdha, 19 vjeç, Kristofor Pandelejmoni 20 vjeç, Myslym Balliu 31 vjeç, Kristian Buci 23 vjeç, Xhejson Mukaj, 19 vjeç.

Po çfarë sekuestroi policia gjatë këtij aksioni?

Në këtë operacion nuk ka munguar si për ironi të fatit edhe një prangosje brenda ambienteve të një palestre. Ironi e cila  është përkthyer pak kohë më parë edhe në këngën e famshme kushtuar “antidrogës”, “Mos pi mall bëj palestër”. 
Emisioni “FactCheck” mëson se shtetasi i prangosur brenda palestrës për të cilin policia e akuzon si të përfshirë në botën e narkotrafikut është Andi Grori.

Provat e Sekeustruara

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme
 
 
Të arrestuarit në Blic

1.  Bosian Lamaj 28 vjeç
2. Alsid Nekaj 27 vjeç
3. Edmond Gjinarari 20 vjec
4. Irakel Gjini 37 vjeç
5. Armans Thanasaj 33 vjeç
6. Amarildo Kola 34 vjeç
7. Bjorn Mazniku 25 vjeç
8. Armando Katroshi 30 vjeç
9. Aurel Lila 28 vjeç
10. Erdi Hyka, 25 vjeç
11. Mateo Uka 21 vjeç
12. Kleo Lika 30 vjeç
13. Erdi Dibra, 21 vjeç
14. Klajdi Hysa 21 vjeç
15. Aldo Faja 34 vjeç
16. Erald Alikaj 22 vjeç
17. Fabjol Tahiri 19 vjeç
18. Andi Grori 36 vjeç
19. Elvis Shehaj 42 vjeç
20. Gjergj (Gkergk) Polena 47 vjeç
21. Panajot Brahimaj 26 vjeç
22. Marjo Pojaku 25 vjeç
23. Euxhenjo Manushi 21 vjeç
24. Mario Cerra 25 vjeç
25. Sadik Rama, 24 vjeç
26. Klejvis Taku 27 vjeç
27. Arjel Cinaj, 21 vjeç
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy