5 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

5 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit dhe këtë vit motoja është “solidaritet përmes vullnetarizmit”,  me qëllim promovimin e fuqisë së njerëzimit për të sjellë ndryshime pozitive nëpërmjet punës vullnetare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, çdo vit, më 5 dhjetor, organizon aktivitete për të promovuar dhe për të njohur punën e palodhur të vullnetarëve të OKB por edhe të vullnetarëve anembanë globit.

Rritja e pabarazisë në të gjithë botën, bën të domosdoshme të punohet së bashku dhe të gjenden zgjidhje me bazë solidaritetin.

Vullnetarizmi është aty ky mëshira takon solidaritetin, dhe të dyja ndajnë të njëjtat rrënjë vlerash: mbështetja e njëri-tjetrit nga pozitat e mirëbesimit, përulësisë, respektit e barazisë. 

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. Kjo ditë festohet në shumë vende të botës nga organizata të ndryshme joqeveritare, Kryqi i Kuq etj., dhe mbështetet nga vullnetarë të Kombeve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy