Klinikë dentare në Tiranë me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

Klinikë dentare në Tiranë me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Dentistry”, që çoi në zbulimin e një aktiviteti të paligjshëm në një klinikë dentare në zonën e “Don Boskos”.

Sipas Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, gjatë kontrollit në ambientet e klinikës u konstatuan evazion fiskal, përmes mosdeklarimit të xhiros dhe transaksioneve jashtë sistemit tatimor dhe produkte dentare të skaduara, të cilat përdoreshin për trajtimet ndaj pacientëve.

Në përfundim të kontrollit u arrestua në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi A. Y., 59 vjeç, me shtetësi turke.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy