
Gjykata e Lartë sjellë në vëmendje të opinionit publik se pranë saj ndodhen aktualisht të regjistruara 34.272 dosje gjyqësore administrative, civile dhe penale, ndërkohë që backlogu i çështjeve, të cilat presin të shqyrtohen sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural, është ulur ndjeshëm në 30.751 dosje.
Referuar shifrave të mundësuara nga sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, deri në datën 31.07.2020 gjenden të regjistruara 10.069 çështje administrative, 16.376 çështje civile dhe 4.306 çështje penale.
Në deklaratë thuhet se në uljen e ndjeshme të backlogut të çështjeve ka ndikuar numri i lartë prej 8,637 vendime gjyqësore që janë dhënë nga muaji Prill 2020, kur rifilloi funksionimi i Gjykatës së Lartë, deri në datën 31 Korrik 2022.
Gjykata e Lartë sqaron opinionin publik se për publikimin e statistikave apo të dhënave mbi shqyrtimin e dosjeve, do të mbajë në vëmendje informimin, në kuptim edhe të konceptit backlog në gjyqësor, mbi numrin e saktë të dosjeve të depozituara më herët, të cilat sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural janë në pritje për shqyrtim.



