Lihet në burg Shpëtim Çuka i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.
Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7:30 minuta kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.
Nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti ishte i çastit për frekuentimin e shkollës, pasi sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.
Unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.
Gjatë konfliktit kisha një biçak në dorë me të cilën e godita.
Plaga që mori 150vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.



