Shëngjin/ Plagoset me thikë në zemër pushuesi nga Kosova

Shëngjin/ Plagoset me thikë në zemër pushuesi nga Kosova

Një shtetas kosovar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Kunës në Shëngjin. Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën turistike, ndërsa i plagosuri i identifikuar si Selim Bllaca, 59 vjeç, është dërguar në spitalin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë rast. Njoftimi i policisë: Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy