
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Varrit të Bamit”, ndërsa ka liruar nga qelia Gazmir Canin, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi duke vendosur në rrezik jetën e agjentëve të policisë.
Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, 47 vjeç, Erjon Prengaj, 32 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç. Ata janë akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në bashkëpunim.
Në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.



