
Një 44-vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas uniformave blu është prangosur Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Arrestimi i 44-vjeçarit erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportonin në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër.
Shërbimet e Policisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që transportonte 286 kilogramë lëndë narkotike në gjendje të njomë.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.



