KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Korçës, Besnik Shehu

KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Korçës, Besnik Shehu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Besnik Shehun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

KPK njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3 prill për subjektin e rivlerësimit Besnik Shehu, vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Gjatë seancës dëgjimore më 3 prill, Shehu dha shpjegime lidhur me barrën e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi administrativ paraprak.

Komisioni konstatoi bilanc negativ në vlerën 12.3 milionë lekë për pasurinë e gjyqtarit Shehu, si dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.

Besnik Shehu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy