Stuhi në Vlorë, pezullohen linjat e trageteve

Stuhi në Vlorë, pezullohen linjat e trageteve

Moti i keq që përfshiu vendin paraditen e sotme ka shkaktuar probleme në porte. Për shkak të stuhisë, sot janë pezulluar lundrimet në Portin e Vlorës. Tragetet e linjës Vlorë-Brindizi janë urdhëruar të qëndrojnë jashtë kalatës së portit.

Erërat e forta dhe deti me dallgë nga 5-6 ballë në gji, dhe 6-7 ballë në det të hapur, ka detyruar tragetet të qëndrojnë në radë, ndërsa janë ndaluar edhe lëvizjet e anijeve të peshkimit.

Burime nga Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmojnë se, kjo situatë vazhdon prej orëve të para të mëngjesit. Të dy tragetet e linjës Vlorë-Brindizi qëndrojnë në radë, por nuk kanë pasagjerë në bord, pasi të dielën nuk ka pasur udhëtime, raporton TCH.

Urdhri për të qëndruar në radë ka ardhur për të evituar çdo problematikë të mundshme, apo edhe një përplasje të trageteve me kalatën e portit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy