Zbulohen 2 kapanone me drogë në Përmet

Zbulohen 2 kapanone me drogë në Përmet

Sekuestrohen 95 kg kanabis në Përmet. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se janë zbuluar 2 kapanone me drogë në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, duke asgjesuar 1100 bimë narkotike në proces tharjeje.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë operacionet anti-cannabis të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike. Një tjetër operacion është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Komisariatin e Policisë Përmet. Evidentohet dy kapanonë të vegjël që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 95 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Asgjësohen 1100 bimë narkotike në proces tharjeje. Operacioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, bashkia Përmet. Gjatë operacionit u evidentuan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plasmas, ku brenda tyre u gjetën të varura për t’u tharë 1100 bimë narkotike. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan dhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike me peshë 95 kg Cannabis Sativa. Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies. Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative po punon për kapjen e dy shtetasve banorë të asaj zone si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy