Bllokimi nga bora/ Rihapet për qarkullim aksi i rrugës së Arbrit në bypass-in Qafë Murrizë

Bllokimi nga bora/ Rihapet për qarkullim aksi i rrugës së Arbrit në bypass-in Qafë Murrizë

Si pasojë e reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit, u bllokua përkohësisht aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë. 

Automjetet devijuan nga rruga e vjetër e Burrelit. 

Sipas njoftimit të policisë, pass disa orësh, aksi është liruar dhe ka vijuar normalisht qarkullimi i automjeteve.

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.
Qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka probleme.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelon që për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy