Pa maskë në rrugë, 1 710 gjoba gjatë fundjavës

Pa maskë në rrugë, 1 710 gjoba gjatë fundjavës

Gjatë fundjavës janë gjobitur 1710 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3 000 lekë secili qytetarët që nuk respektonin masat parandaluese për përhapjen e Covid-19.  

Ndërkohë, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 10 lokale, në ambientet e të cilave kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1 000 000 lekë. 

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3 000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy