Aksidentet rrugore në tremujorin e parë të 2022-it/ Policia: Shpëtuam 5 jetë më shumë se një vit më parë!

Aksidentet rrugore në tremujorin e parë të 2022-it/ Policia: Shpëtuam 5 jetë më shumë se një vit më parë!

Policia Rrugore e Tiranës njofton statistikat për aksidentet e ndodhura gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2022. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 27 aksidente rrugore më pak, me 5 jetë të shpëtuara më shumë,  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Janë konstatuar, ndaluar, arrestuar dhe proceduar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të tjera, 577 shtetas.

2.173 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt. 

Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 38 raste të veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke u ofruar atyre para.

Janë vendosur 67.898 masa administrative, më mesatare 754 gjoba në ditë. Janë shoqëruar 361 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, nga të cilat 164 i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë”, njofton policia.

Janë tërhequr 305 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 188 palë targa të skaduara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy