Me armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet i moshuari në Elbasan

Me armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet i moshuari në Elbasan

Një 64-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi mbante një armë zjarri pa leje në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri  pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll  në banesën e shtetasit  Ramazan Çekës në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Çekës, 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme  për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy