Analisti Aleksandër Çipa çështjen “AKSHI”, e cilëson si goditjen më të rëndë që i ndodh institucionit më të rëndësishëm për menaxhimin e parave publike.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se ekspozohet depërtimi i strukturave kriminale dhe personave të inkriminuar më mënyrën si funksionon një institucion i sigurisë së lartë siç është AKSHI.
Çipa shton se AKSHI duhet të kishte bërë një deklaratë sqaruese lidhur me çështjen.
Mbrojtja e Karçanaj është e vetmja rrugë e gjetur nga Kryeministri pas një stuhie që ka ndodhur me këtë institucion të rëndësishëm. Është goditja më e rëndë që i ndodh institucionit më të rëndësishëm për menaxhimin e parave publike. Kryeministri e delegoi goditjen që i është bërë këtij imazhi tek politika dhe media.
Rama e bashkëvendos politikën me median, media si etnitet që ruan verifikimin, e kanë rritur perceptimin për një aferë goditjen mbi imazhin e aseteve publike, e ka aq të konsiderueshme, sa Kryeministri nuk e ka llogaritur. Ekspozohet depërtimi i strukturave kriminale dhe personave të inkriminuar më mënyrën si funksionon një institucion i sigurisë së lartë siç është AKSHI.
Edhe pse procesi i hetimit është i papërfunduar dhe nuk kemi një akuzë të formuluar në mënyrë të posaçme, ajo që ka tronditur elementet e partneritetit ndërinstitucional dhe ndërshtetëror, është se si mund të krijohet një aferë e tillë në një institucion të rëndësisë së posaçme. Ne nuk e dimë se deri ku shkon raporti i mëvetësisë së botës kriminale, në posedimin e të dhënave të qytetarëve.
Pjesa tjetër që ka shkaktuar më të lartë ndjeshmërinë publike, është mënyra se si buxheti më i konsiderueshëm i Republikës, është për këtë institucion dhe që ky buxhet në masa të mëdha, e shton dyshimin, skepticizmin dhe hamendësimin publik.
Do ishte më e denjë që nga AKSHI të kishim një deklaratë sqaruese. Do duhej që vetë qeveria të bënte një pasqyrë reale, për atë që është raportuar deri më tani dhe jo të stigmatizohen mediat dhe politika.
Delegimi i firmës është një detyrim administrativ. Ajo është nën akuzë apo nën masë sigurie, por kjo nuk do të thotë se është prezumuar pafajësia apo fajësia e saj. Shtylla morale në këtë vend është shembur në mënyrën më të pariparueshme. Ne duhet të vazhdojmë ndjekjen dhe gjetjen e parave të humbura.



