
Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, në lagjen “Gafurr Muço”, ku në murin e jashtëm të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur një sasi eksplozivi, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar pjesërisht fasadën e pallatit.
Menjëherë pas shpërthimit, forcat e Policisë dhe grupi hetimor janë paraqitur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të mbledhur prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ende nuk dihen motivet e mundshme të ngjarjes, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim.



