Polici vullnetar “import” në Shqipëri/ Praktika mes SHBA dhe BE, dilemat e keqpërdorimit të uniformës

Polici vullnetar “import” në Shqipëri/ Praktika mes SHBA dhe BE, dilemat e keqpërdorimit të uniformës

Policia vullnetare nuk është një shpikje shqiptare. Rezulton e importuar nga jashtë kufijve ku aplikohet në disa vende të Bashkimit Europian e po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia Vullnetare e cila në Shqipëri krahasohet me “patronazhistët” apo dikur informatorët e lagjeve rezulton se është një shërbim që vjen edhe si kërkesë e legjislacionit që vendi ynë po përshtat për tu integruar në BE.

Referuar të dhënave të siguruara nga emisioni “FactCheck” polici vullnetare ka thuajse gjysma e vendeve të BE-së por me funksione dhe rregulla të ndryshme.

Kjo është një listë me 11 vende dhe emërtimet përkatëse që ka policia vullnetare:

• 🇩🇪 Gjermani –“Freiëilliger Polizeidienst” në disa lande federale

• 🇫🇷 Francë –“Réserves de la Police Nationale”

• 🇮🇹 Itali – në disa rajone si “Polizia Locale Volontaria”

• 🇳🇱 Holandë – “Politievrijëilliger”

• 🇦🇹 Austri –struktura rezerviste mbështetëse

• 🇫🇮 Finlandë – përmes organizatës “Vapepa” në bashkëpunim me policinë

• 🇸🇪 Suedi – me vullnetarë pranë policisë (“Volontärer inom Polisen”)

• 🇩🇰 Danimarkë –“Politihjemmeværnet” që mbështet policinë në raste emergjente

• 🇪🇪 Estoni – “Abipolitseinik”, qytetarë të trajnuar për detyra mbështetëse

Edhe pse në forma dhe kompetenca të ndryshme, të gjitha këto vende kanë një gjë të përbashkët: përfshirjen aktive të qytetarëve në ndihmë të rendit dhe sigurisë publike, si pjesë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy