Forcat RENEA kanë zbarkuar para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme, ndërkohë që paralelisht vijon protesta e të rinjve.
Krahas policisë e cila është barrikaduar prej ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugë, duket se forcat speciale RENEA janë menduar si një tjetër zgjidhje për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Ndërkohë deri më tani ka pasur të lënduar si nga ana e policisë edhe nga ajo e protestuesve. Të dhënat janë kontradiktore deri tani dhe shifrat ende të sakta, për shkak se protesta është në zhvillim.



