
Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në Radhimë të Vlorës, ku janë përfshirë disa automjete.
Mësohet se shkak është bërë dalja nga rruga e një prej automjeteve. Shoferi që ka devijuar ka pasur përballë një automjet me shpejtësi.
Si pasojë në momentin e devijimit ai është përplasur me makinat e parkuara në anë të rrugës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes pop punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



