Një 60-vjeçare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte vijat e bardha në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Bëhet me dije se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen 60 vjeçe. Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



