Dita e katërt e revoltës studentore / Kume: Thirren dy protesta të reja, policia bllokon hyrjet e Tiranës

Dita e katërt e revoltës studentore / Kume: Thirren dy protesta të reja, policia bllokon hyrjet e Tiranës

Situata mbetet e tensionuar në kryeqytet, ku sot ka nisur dita e katërt e revoltës së studentëve dhe të rinjve. 

 

Gazetari Mariglen Kume raportoi drejtpërdrejt për “MCN Live” se përmes rrjeteve sociale janë paralajmëruar dy tubime të reja përgjatë ditës së sotme: i pari në orën 11:00 dhe i dyti në orën 14:00, çka pritet të sjellë sërish kaos në qarkullim.

 

Gjatë ditës së djeshme, epiqendra e betejës u fokusua përpara godinës së Kryeministrisë, ku për disa orë me radhë u regjistruan përleshje të ashpra mes protestuesve dhe policisë që mbronte institucionin.

 

Sot janw paralajmëruar dy tubime të reja përgjatë ditës së sotme: i pari në orën 11:00 dhe i dyti në orën 14:00. 

 

Për të parandaluar grumbullimin masiv, forcat e rendit kanë ndërmarrë një strategji bllokimi në pikat hyrëse të Tiranës. 

 

Policia ka ngritur postblloqe për të ndaluar grupet e të rinjve që tentojnë t'i bashkohen protestës nga zonat e Kamzës dhe Paskuqanit.

 

Si pasojë e këtyre kontrolleve të rrepta në akset kryesore rrugore, shumë studentë po hasin pengesa të shumta fizike për të mbërritur në vendin e tubimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy