Një tentativë grabitje në Lezhë, përfundoj me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.
Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit.
Këta të fundit hasën në rezistencën e të moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Një prej fqinjëve të familjes Buja rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar të gjithë fshatin. Grabitësit u larguan me shpejtësi pa arritur të marrin asgjë në banesën e familjes Buja.
Ndërkohë pas sinjalizimit nga banorët policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjen dhe nisen hetimet, por pa arritur të bien në gjurmët e autorëve të cilët kanë qenë dy persona.



