Polica e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar, i cili transportonte një sasi të madhe heronine.
Pas informacioneve dhe hetimeve të kryera prej 1 muaji, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., i cili transportonte nëpërmjet një furgoni të ngarkuar më lëndë drusore 8 pako me lëndë narkotike.
Kjo sasi heroine me peshën e 4 kilogramë e 215 gramë është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe të tjerë persona si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari kriminale.



