Arrestohet një tjetër pjesëtar i rrjetit kriminal në Elbasan, 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe për tentativë vrasjeje

Arrestohet një tjetër pjesëtar i rrjetit kriminal në Elbasan, 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe për tentativë vrasjeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale A. B. i cili ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”. Bëhet me dije se 27-vjeçari posedonte së bashku me vëllain e tij, 1 kallëp lënde plasëse të programuar për shpërthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike kanabis. I riu ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H. në shkurt të 2022, me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Po ashtu Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Njoftimi i policisë: Elbasan Shtimi i shërbimeve në terren dhe kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”. Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim mbajtjen në kontroll të plotë të rendit dhe sigurisë në qark, si dhe për kapjen e shtetasve me precedent të theksuar kriminal që përbëjnë rrezik për qytetarët, kanë lokalizuar në Prrenjas dhe kanë ndaluar shtetasin e shpallur 2 herë në kërkim A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd. -Më datë 21.02.2023, në një lokal në Librazhd, shtetasi A. B. ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. -Gjithashtu, shtetasi A. B. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. 27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, për të cilin Policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy