Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, në pranga 41-vjeçari

Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ra në prangat e policisë pasi vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve dhe rrugëkalimet e këmbësorëve.

Bëhet fjalë për shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

 

NJOFTIMI 

Komisariati i Policisë Nr. 3, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.  Vidhte portofola/kuleta dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.      
Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni”.  Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy